Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se tarifa ndaj mallrave serbe nuk do të shfuqizohet derisa Beogradi ta njohë Kosovën janë “lajm dhe sinjal i keq për tërë rajonin”.
Duke folur për mediat në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Vuçiq tha se Serbia është e fortë dhe do të “luftojë deri në fund”.
“Ata mund ta bëjnë këtë dhe të mbesin edhe më tutje aleatët e afërt të dikujt” tha Vuçiq.
Presidenti serb njoftoi se të mërkurën do të takojë kancelaren gjermane, Angela Merkel, të cilën, siç ka thënë, do ta lusë që ta ndihmojë Serbinë për shumë çështje përfshirë Kosovën. (REL)
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...