Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani u është përgjigjur akuzave të liderit të PDK’së Kadri Veseli. Ky i fundit, ditë më parë, tha se qeverisjen e LDK’së e rrëzuan vetë anëtarët e kësaj partie përfshi Vjosa Osmanin.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës mendon se i pari i PDK’së ka problem me mungesën e ndikimit brenda partisë së tij.
Por sipas Osmanit, ajo dhe LDK nuk janë problem për këtë. Sipas saj, shkaktar i kësaj është Hashim Thaçi, ish-kryetar i PDK’së, tani president.
“Ata dalin shumë keq sa i përket besimit në popull. Është punë edhe e kompleksit të mungesës së arritjes së një ndikimi të plotë të Veselit në partinë e tij. Por për këtë nuk i kanë faj njerëzit jashtë partisë së tij… fajet i ka Hashim Thaçi”, tha Osmani në emisionin DPT te Fidani në T7.
Sipas saj, PDK dhe Kadri Veseli po dalin shumë keq në sondazhe dhe për këtë po shpifin për kundërshtarët.
“Tenton të sulmojë dhe shpif çdo ditë. Sa më shumë që të shpifin dhe shajnë kjo na jep më shumë arsye të besojmë se jemi në një rrugë të drejtë dhe ashtu edhe duhet të vazhdohet’, shtoi Osmani.
Ajo është e bindur se qytetarët kanë humb besimin në PDK’në dhe Veselin si kryetar i saj.
“Nëse diçka thotë sot Veseli, qytetarët e Kosovës e dijnë që është e kundërta”, tha Osmani.
Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 sh...
“Hapeni derën se dua të dal, lujta” tensionohet ...
Nesër shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 d...
Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga
Elezi: Sot përmbyllet rinumërimi, rezultatet përfundimtare s...
Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”