Profesoresha Tanja Karakamisheva i është përgjigjur zëvendës kryeministrit Bujar Osmani i cili tha sot se beson që Ligji për Gjuhët nuk duhet të dërgohet për vlerësim në Komisionin e Venecias, derisa përfaqësues i Maqedonisë në këtë Komision është Karakamisheva.
-Bujar Osmani sot në një konferencë shtypi paska thënë se Ligji i gjuhëve nuk është dërguar deri tani në Komisionin e Venecias vetëm sepse unë jam anëtare në Komision?! Ky njeri me makth për profesoreshën Karakamisheva duhet të dijë që një përfaqësues kombëtar nuk ka të drejtë të votojë mbi një ligj që vjen nga shteti nga i cili është dërguar përfaqësuesi. Epo, shokë , unë e di ku qëndron mundi dhe dhimbja. Njerëzit e zgjuar i pyesin të zgjuarit, kudo dhe gjithmonë! Kështu do të jetë edhe këtë herë!, ka shkruar Karakamisheva./AlsatM
“Çike Çike” – Bebe Rexha publikon klipin me vargje në shqip
Sekretarja e Guxo-s: Vjosa Osmani është emër i pranueshëm pë...
Mashtrimi me pronë në Veternik, të arrestuarit janë serbë
SHBA/ Ish-sekretari i Thesarit, Larry Summers dorëhiqet si l...
Çitaku: Sa të ketë tokë e qiell Kosova do të ketë Presidentë...
Benita rifutet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, iu th...