Teksa në përfundim të fjalës së kreut të opozitës, Lulzim Basha, deputetët demokratë kanë braktisur sallën e Kuvendit, e fjalën e ka marrë kryeministri Rama.
Ai foli në Kuvend edhe për 21 janarin e 8 viteve më parë.
Rama tha se 21 janari është një plagë e hapur, dhe se 8 vite më pare, kjo opozitë që ngrihet dhe lëshon akuza, vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Rama paralajmëroi se drejtësia e re, do të sjellë në bangën e të akuzuarve të gjithë fajtorët.
“Sot është 21 janari, këta vranë 8 vite më pare. Këta vijnë këtu dhe janë ende të karikuar nga ideja se drejtësia nuk do të vijë. Mendojnë se do të vazhdojnë të pengojnë edhe të përmbysin reformën në Drejtësi që është pa kthim. 21 janari plagë e hapur dhe e pagjykuar. Ata që duhet të përgjigjeshin janë të pandëshkuar, por sot është ndryshe Shqipëria nga çfarë ishte vjet. Gjykatësit e 21 janarit janë rrugëve, e nesër mund të jenë prapa hekurave. Drejtësia e re është që ata që janë të padenjë, nesër të jenë të akuzuarit e drejtësisë”, u shpreh Rama.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...