Burri më i moshuar i botës, Masazo Nomaka i Japonisë, ka vdekur në moshën 113 vjeçare. Ai vdiq në gjumë të dielën në mëngjes në shtëpinë e tij në Ashoro, siç njoftoi familja e tij.
“Ai ishte në gjendjen e tij normale dje dhe ndërroi jetë pa i shkaktuar asnjë problem familjes”, tha mbesa e tij Yuko.
Nomaka u lind në vitin 1905, pak muaj pasi Albert Ajnshtajni botoi teorinë e relativitetit. Familja e tij ka në pronësi dhe ka menaxhuar një hotel me llixha për katër breza, raporton Associated Press.
Vitin e kaluar, Guinness e njohu zyrtarisht Nomakën, si burrin më të moshuar pas vdekjes së spanjollit Francisco Nunez Olivera.
Japonia është mes vendeve me jetëgjatësinë më të lartë. Burri më i moshuar që ka jetuar ndonjëherë ishte po ashtu japonez. Jiroemon Kimura vdiq në vitin 2013 në moshën 116 vjeçare.
Ambasada zvicerane demanton pretendimet se Zvicra po kërkon ...
Si operojnë kompanitë e Elektroprivredës së Serbisë me seli ...
Londrimi “çmendet” pas këngës së Remzije Osmanit
Osmani uron Sirinë për Ditën e Çlirimit: Të dy vendet tona k...
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Oslo, një i arre...
Spiropali: Të rinjtë, faktor thelbësor për anëtarësimin e Sh...