“Nuk mund të jesh i lirë kur jeton në mjerim ekonomik”. Kështu është shprehur deputeti Visar Ymeri, teksa ka folur për “mitin e tregut të lirë” në emisionin CODEX të KTV-së.
Duke analizuar gjendjen ekonomike dhe sociale në Kosovë, me terma migjean, Ymeri ka thënë se “varfëria prodhon mungesë lirie”.
Si mysafir në CODEX, emision ky në të cilin flitet për tema të ndryshme përmes librave, Ymeri ka zgjedhur të flas për “Mollë e ndalume” të Migjenit, për kryeveprën e Shkollës së Frankfurtit “Dialektika e iluminizmit” të bashkëshkruar nga Theodor Adorno dhe Max Horkheiamer si dhe për veprën nga ekonomia politike të autorit korean Ha-Joon Chang “Bad Samaritans: The Myth of Free Trade and the secret history of capitalism”.
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten