Gjykatësja irlandeze An Pauër-Ford, gjykatësi norvegjez Vidar Stensland dhe gjykatësi holandez Roland Dekkers u caktuan në panelin e Gjykatës Kushtetuese për t’u marrë me ankesën e një ish-ushtari të UÇK-së drejtuar Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, shkruan arbresh.info.
Ky ushtar pretendon se është jokushtetuese kërkesa që i është bërë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që të sjellë me vete çfarëdo prove që ka ky i dyshuar kur të shkojë në Hagë për intervistim.
“Më 15 janar 2019, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë pranuar një referim drejtuar Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Në të njëjtën ditë, Kryetarja (Ekaterina Trendafilova) nxori vendimin për caktimin e gjykatësve në panelin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar këtë referim,” thonë për arbresh.info në Zyrën për Informim të Dhomave të Specializuara.
Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese merren ekskluzivisht me referimet kushtetuese lidhur me Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Në rast se Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese vërteton mospërputhshmëri me Kushtetutën, ai vërtetim i dërgohet gjyqtarëve në seancë plenare për të vepruar lidhur me dispozitën apo dispozitat e prekura. Gjyqtarët e Dhomës se Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nuk marrin pjesë gjatë këtij veprimi.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...