Rastet e grabitjeve të armatosura në Kosovë janë të shpeshta këtë kohë, ku edhe sonte, një institucion mikrofinanciar është grabitur në kryeqytet rreth orës 18:00.
Rastin për këtë grabitje, për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një rast grabitje të armatosur në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, saktësisht në një institucion mikrofinanciar”, ka thënë Ahmeti.
Ajo shtoi se, në vendin e ngjarjes iu janë përgjigjur njësitë e nevojshme policore të cilat kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po merren me rastin.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...