Në fundjavë mjegull e ngrica në mëngjes. Kohë pas kohe reshje të dobëta bore dhe shiu.
Vendi ynë në ditët e fundjavës ndodhet ndërmjet fushave të presionit të ulët në Itali dhe atyre të larta në lindje të rajonit. Ndërkohë edhe në aspektin termik, ndodhemi ndërmjet masave të ngrohta nga Mesdheu dhe atyre të ftohta nga verilindja e kontinentit.
Ajri i ftohtë pranë sipërfaqes tokësore do të mbetet i bllokuar nga masat e ngrohta ajrore përmbi, që do të shkaktojnë inversionin termik, e që nën këto kushte do të ketë mjegull në ultësira, por kohë pas kohe fushat e presionit të ulët mbi Itali do të sjellin mundësi për reshje të dobëta të përziera bore dhe shiu, e vende-vende edhe shi të akullt. Në vise malore vetëm reshje bore.
Kushtet meteorologjike për inversion termik dhe mjegull që parashihen në fundjavë, do të mbajnë të bllokuar ndotësit në vise të ulëta, ndaj edhe vlerat e kualitetit të ajrit do të mbesin në të pashëndetshme, e kohë pas kohe orëve të mbrëmjes mund të rriten edhe në të rrezikshme.
19.01 – Herët në mëngjes mundësi për reshje të dobëta bore. Në vise të ulëta mundësi për mjegull, e gjatë ditës kryesisht vranësira dhe intervale me diell.
20.01 – Në mëngjes ngrica, mjegull në ultësira. Kryesisht vranët. Kohë pas kohe vende-vende priten reshje të dobëta të përziera shiu dhe bore, si dhe shi i akullt.
21.01 – Në mëngjes ngrica, mjegull në ultësira. Kryesisht me vranësira. Paradite vende-vende mundësi për shi të akullt. Në vise malore borë.
22.01-23.01 – Të martën kryesisht vranët. Kohë pas kohe reshje të dobëta shiu dhe bore, e në vise malore mbi 800m reshje bore. Ditën e mërkurë kryesisht vranët, kohë pas kohe reshje të dobëta shiu, e në vise malore mbi 1200m reshje bore.
Një tjetër arritje historike/Policia e parë e graduar e Koso...
Policia arreston të dyshuarin për krime lufte në Aeroportin ...
Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Japoninë, jepet alarmi pë...
Policia e Kosovës shpallë konkurs pune për disa pozita
Ferit Idrizi sot zyrtarisht merr detyrën e kryetarit të Vush...
Nesër protesta në Shkup: OVL-UÇK pret 20 mijë pjesëmarrës