Në ditën kur presidenti rus Vladimir Putin u gjend në Beograd dhe kur dha mesazhe për “korrgjimin” e kufijve në Preshevë u konfiskua një arsenal i madh i armëve, shkruan gazeta serbe Novosti pa konfirmuar fare burimin e informacionit se ka dalur nga policia apo MUP-i, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jone
Arma e fshehur e cila besohet t’i përkiste terroristëve shqiptarë dhe kjo ishte për sulme të reja, u gjet i varrosur në një bodrum në komunën e Preshevës, raporton Novosti.
Gazeta në fjalë në shkrimin e saj me titull “Armët e konfiskuara pranë Preshevës: (“Zaplenjeno oružje kod Preševa: Sumnja se da su ga albanski teroristi spremali za nove napade”) shkruan se “ka dyshime se terroristët shqiptarë e kanë përgatitur atë për sulme të reja..”.
Ne fakt lajmin në fjalë nuk e kanë konfirmuar deri në keto memente burimet zyrtare te Beogradit.
Eshtë ky fshati Depce, në zonën kufitare Kosovë-Serbi
Sipas informacioneve te para, arma u zbulua në fshatin Depce, ku gjatë rebelimit të armatosur në jug te Serbise gjendej baza te Ushtrise Çlirimtare te Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Atz u gjetën dy pushkë automatike – tompson amerikane dhe sovjetike PPS-43, një kineze dhe një pushkë në familje gjysmë-automatike dhe dy granata dore të prodhimit kinez, të cilat janë dërguar në ekspertizë. Armët ishin në gjendje të mirë dhe mund të përdoret dhe yte fshehura në bodrumin e një shtëpie të braktisur.
Sipa burimeve t engjajshme, kjo shtëpi është e vendosur në afërsi të bazës ushtarake serbe te shtrie ne karadakun e Presheves afer zone operative te Ushtrisë serbe në këtë fushë e cila patrullon rregullisht, por dyshohet se ka pasur një qëllim që ushtarët tanë janë në shënjestër. “Ne kete zone ekziston edhe një linjë administrative pranë e cila lejon terroristët e mundshëm të transferohen në zonën e fshatit Depce dhe anasjelltas në një periudhë të shkurtër kohore” shrkua shypi serb.
Besohet se armët e zbuluara ishin pjesë e armëve të anëtarëve të UCPMB-se që u përdorën gjatë konflikteve midis viteve 1999 dhe 2001.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...