Deputetja e PD, Grida Duma e ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë” ka komentuar ndryshimet e ministrave në kabinetin “Rama”. Ajo nuk ka nguruar që të thumbojë kreun e kësaj qeverie, duke thënë se ai është në krizë dhe lëvizjet e tija janë një mekanikë e dështuar.
“Liderat në krizë largojnë personat politikë dhe emërojnë ata teknikë”, tha ajo. Ndërkohë, Duma nuk nguroi që të japë një këshillë për të gjithë krerët e partive.
“Problemi i partive shqiptare janë liderat pronarë dhe se partitë duhet të demokratizohen”, shtoi ajo, pa përjashtuar këtu edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Më tej ajo vazhdoi:-“Unë jam njeri super i vlerësuar në PD, nuk është çështje me Bashën por është meritën e njeriut dhe kontributit në PD…”, u shpreh Duma
Ndërkohë këtij të fundit ajo i ka dhënë një mesazh, duke u shprehur se është koha që ai të qartësojë ekipin e tij, sepse përndryshe njerëzit do vazhdojnë të kërkojnë e të shtojnë pyetjen: ‘kush’.
“Ekipi besoj se i ka ardhur koha të qartësohet, jam për një ekip të qartë. Është në dorë të Bashës ta bëjë këtë dhe padiskutim ky është qëndrimi im, që të ketë një ekip të qartë. E kam thënë edhe më herët ketë, se përndryshe njerëzit do të vazhdojnë te kërkojnë “kush , kush , kush”, tha ajo./shqip/
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë