Zëvendës shefi i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Koresë së Veriut, Kim Yong-chol, mbërriti në Uashington, ku pritet të realizojë takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve Yonhap raporton se avioni i Kim, përndryshe një emër shumë i afërt i udhëheqësit veri-korean Kim Jong-un, ateroi në aeroportin ndërkombëtarë Dulles në Uashington.
Kim në Uashington fluturoi përmes Pekinit, kurse nga aeroporti u largua në shoqërim të një grupi që supozohet të kenë qenë zyrtarë amerikan dhe veri-korean.
Në aeroport i pranishëm ishte edhe i dërguari special i SHBA-ve për Korenë e Veriut, Stephen Biegun, i cili refuzoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve.
Më tej theksohet se pritet që zyrtari verikorean të realizojë një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Pompeo, dhe se ekziston mundësia që të takohet edhe me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, të cilit duhet t’i dorëzojë letrën e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Administrata e Trumpit nuk është prononcuar lidhur me vizitën, ndërsa gazeta amerikane “Washington Post” shkruan se Trump pas vizitës së Kim Yong-chol mund të njoftojë takimin e tij të dytë me udhëheqësin verikorean.
Trump dhe Kim u takuan më 12 qershor të vitit të kaluar në Singapor, kurse të dy liderët gjatë këtij takimi u dakorduan për denuklearizimin e Gadishullit Korean.
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...
“Liria ka Emër” takon kryetarin e Podujevës, Bulliqi jep mbë...
Kurti për manipulimin me vota: Ka mundësi për gabime teknike...
Pretendimet për mashtrim me dronin “Skifter”, Kurti: Nuk mun...