Zyra e Shërbimit Spitalor ka dalë me sqarim lidhur me rastin e pacientit të moshuar i cili ishte duke qëndruar në korridoret e Qendrës Klinike Universitare, sipas video së publikuar mbrëmë në rrjetet sociale.
Pas publikimit të publikuar, QKUK paralajmëroi se do të bëjnë analiza të detajuara të kamerave të sigurisë për të parë nëse pacientit i është dhënë trajtimi.
Sipas tyre, pacientit me inicialet A.E i është ofruar disa herë ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente.
“Mjekët kujdestarë në Klinikën Emergjente me datë 16.01.2019, në bazë të raporteve mjekësore dëshmojnë për trajtimin e pacientit me inicialet A.E. I njëjti është pranuar, diagnostifikuar dhe në të njëjtën kohë janë konsultuar shërbimet subspecialistike”, thuhet në njoftim.
Sipas SHKSUK-së, pacienti fillimisht është sjellë me autoambulancë nga Mitrovica, për në Klinikën Emergjente në Prishtinë.
“Pacienti A.E. është kontrolluar edhe në Klinikën Emergjente disa herë brenda kohës sa ka qëndruar në Klinikën Emergjente dhe të njëjtit i janë dhënë edhe këshilla të mëtutjeshme mjekësore. Pacienti ka qëndruar në Klinikën Emergjente edhe për një kohë pas trajtimit për shkak se është pritur që të vijë ndonjë i afërm ta marrë”, thuhet tutje në komunikatë.
Shërbimi spitalor ka bërë të ditur se ky pacient është trajtuar edhe më parë në QKUK.
Kujtojmë se mjekët tash e disa ditë kanë filluar grevat. Prokuroria e Shtetit pati paralajmëruar se do të nisë hetime nëse pacientëve nuk u ofrohet ndihma e nevojshme./Arbresh.info
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini
Juventusi i ofron Zhegrovën Evertonit për sulmuesin e tyre, ...