Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Artistja kosovare nuk ndalet së befasuari nga adhuruesit e bashkëpuntorët e saj më të ngushtë, shkruan portali arbresh.info
Ajo është befasuar kur një prej veturave është shfaqur me targa me emrin e saj. Targat në formë speciale janë në veturën e bashkpuntorëve të Dua Lipës nga Warner Bros.
Joe Kentish që është pjesë e kompanisë Warner Bros. e ka vendosur këtë targë me emrin e Duas dhe këngëtarja nuk ka mundur të mos e falënderojë në mëyrën më të ëmbël të mundshme.

“Nuk mund të besoj se kjo është e vërtetë! Natyrisht se do të merrte pesë yje nga unë. Faleminderit për këtë befasi”, u shpreh Dua Lipa.
Ndryshe, Lipa është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...