Gjiganti spanjoll Atletico Madridi thuhet të ketë informuar Chelsean se ata janë të interesuar vetëm në transferimin në formë të përkohshme të Alvaro Moratas gjatë këtë muaji.
Morata dështoi për të siguruar një pozitë startuese nën udhëheqjen e Maurizio Sarrit gjatë javëve të fundit dhe ai përjashtuar madje plotësisht nga skuadra në ndeshjen e vikendit të kaluar kundër Newcastle United, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga ‘The Mail’, “Bluve” nuk do t’iu plotësohet dëshira e tyre për të hequr dorë në formë të përhershme nga Morata për shkak se Atletico ka dyshimet e tyre në lidhje me yllin e skuadrës.
Po ashtu thuhet se kampioni në fuqi i Evropa Ligës ka propozuar huazimin e tij për gjashtë muaj, ndonëse “Blutë” nuk janë plotësisht të kënaqur në lidhje me një marrëveshje të tillë.
Morata ka shënuar nëntë gola për “Blutë” brenda të gjitha kompeticioneve këtë sezon, por qenë fajtor në humbjen e një numri të madh shansesh për të realizuar.
Për shkak të kësaj, Eden Hazard është ngarkuar me detyrën për të udhëhequr linjën frontale derisa Olivier Giroud është duke pasur problem për të gjetur formën./arbresh.info/
Sulm masiv në Odesa, 18 të plagosur, dëme të mëdha materiale
Netanyahu kërkon që qeveria britanike të ndërmarrë veprime p...
Ramiz Lladrovci nderon 280 martirët nga Verboci
310 gjoba për motoçiklistët gjatë prillit në Pejë
Komunat në kolaps financiar: Mbi 344 milionë euro të humbura...
Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi...