Një gjykatë në Malin e Zi e ka dënuar me një vit e gjysëm burg gazetarin hulumtues, Jovo Martinoviq, përmes një procesi gjyqësor, të cilin, organizatat ndërkombëtare të mediave e kanë dënuar duke e quajtur si “padrejtësi të tmerrshme” dhe “prapakthim shqetësues” për lirinë e mediave në vend.
Gjykata në Podgoricë e dënoi Jovo Martinoviqin më 15 janar nën akuzat për trafikim droge dhe lidhje kriminale.
Martinoviq, i cili rregullisht ka raportuar për krimin vendor dhe ndërkombëtar, i kundërshtoi akuzat duke thënë se ato paraqesin hakmarrje për raportimet e tij.
Në Paris, organizata “Reporterët pa Kufij” tha se vendimi është shqetësues dhe pengesë “për një vend që thotë se dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian” ndërkaq Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli në New York, e quajti burgimin e Martinoviqit si një “padrejtësi të tmerrshme që do të ketë efekte të frikshme në lirinë e shtypit në Malin e Zi”.
Martinoviqi ishte duke hulumtuar për trafikimin e armëve në Ballkan për një produksion televiziv francez kur u arrestua në tetor të vitit 2015. Më pas, ai u mbajt në një paraburgim për 15 muaj derisa iu dha një lirim me kusht.
Gazetari ka mohuar akuzat kundër tij dhe ka thënë se kontaktet e tij me qarqet kriminale ishin strikte profesionale në kontekstin e raportimit të tij. “Jam dënuar pasi jam gazetar”, tha Martinoviç pas vendimit të gjykatës, duke shtuar se ai do të apelojë ndaj aktgjykimit./rel
Përvjetori i Pavarësisë, Nasim Haradinaj: I mangët pa çlirim...
Kryetari i OVL-UÇK-së: Sot festojmë lirinë, por nuk harrojmë...
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...