Komuna e Prishtinës ka njoftuar se fëmijët me nevoja të veçanta, të cilët janë në qëndrim ditor në Handikos, tash e tutje do ta kenë një shujtë të ngrohtë në ditë të përgatitur nga Kuzhina Qendrore e Komunës.
“Komuna do të sigurojë rreth 150 shujta të tilla në javë, kurse Handikos do të kujdeset për transportin e ushqimit nga Kuzhina Qendrore deri në objektin e tyre. Po punojmë së bashku për krijimin e kushteve sa më të mira, për të vegjlit tanë që kërkojnë kujdes të veçantë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
45 minuta të çmendur në “Allianz Arena” – pesë gola të shënu...
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...