Kryeministri Ramush Haradinaj ka përsëritur edhe një herë se taksa prej 100% ndaj produkteve që vijnë nga Serbia nuk do të hiqet pa ardhur njohja nga shteti fqinj.
Haradinaj gjatë vizitës në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), shtoi se taksa nuk ka të bëjë me Amerikën, por me Serbinë dhe Rusinë.
“Sot e heqim nëse ka marrëveshje për njohje, por jo në shkurt, por mund të mos e heqim asnjëherë nëse Serbia s’është e gatshme me na njohë. Kjo s’ka të bëjë me Amerikën ka të bëjë me Rusinë e Serbinë”.
“Na jemi kufi me Serbinë e Rusinë, fytyra e Serbisë cila është e shihni nesër me Putinin në Beograd. Fytyra jonë e dini cila është. Mos u mërzitni për këtë”.Në mbledhjen e djeshme Qeveria ka vendosur që të gjitha mallrat që kanë hyrë në Kosovë para datës 21 nëntor kur edhe është vendosur taksa prej 100%, do të vlejë vetëm taksa prej 10%.
Ndërsa sipas raportimeve në media ShBA ka kërkuar që menjëherë të hiqet taksa në të kundërtën kjo e fundit nuk do të përkrah FSK-në në ngritjen e kapaciteteve, por mbështetja do të zvogëlohej edhe në sferat e tjera./Arbresh.info/
45 minuta të çmendur në “Allianz Arena” – pesë gola të shënu...
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...