Në një intervistë për mediat zviceranë, sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku shprehet mëse i lumtur për transferimin te Luagano.
“Jam i lumtur të rikthehem tek Lugano. Ishin muaj të vështirë për mua, por tani jam në gjendje të mirë psikologjike dhe dua t’i jap gjithçka skuadrës. Kam 5 muaj që bëj terapi për gjurin, dhe jam stërvitur për një muaj me Levanten. Tani jam gati të luaj”, tha Sadiku.
“Shpresoj të jem në nivelet që kam qenë 2 vite më parë, kam folur me disa njerëz në klub dhe ambienti është fantastik. Me siguri jap maksimumin. Eksperiencat jo aq të mira në Poloni dhe Spanjë, më dhanë më shumë forcë dhe më shtynë të rikthehem sërish në nivelet më të larta. Falenderoj klubin që bëri këtë përpjekje të më rikthejë këtu” u shpreh Sadiku.
Çitaku kritikon Gjykatën Specialen: Drejtësia vendoset në gj...
Rrëfim pas 25 vjetësh: Si u vra 15-vjeçari nga sulmi i serbë...
Trump thotë se Putini është pajtuar të ndalë sulmet ndaj Kie...
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...