Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së po vazhdon kundërshtimin e tyre ndaj Gjykatës Speciale.
Sipas OVL-UÇK-së ashtu siç kanë dështuar tjerat Gjykata do të dështojë edhe Gjykata Speciale ngase lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e drejtë.
Kreu i OVL-UÇK-së Hysni Gucati, për “Zëri.Info”, ka deklaruar se nëse ju imponohet do të shqyrtojnë mundësinë për dalje në protesta edhe pse këto të fundit thotë se nuk i preferon aspak.
“Nuk përjashtohet mundësia që të bëjmë protesta, por jemi duke e përcjellë situatën dhe në ditët e ardhshme do të merret një vendim ku është edhe kryesia që e merr këtë vendim . Unë kështu kam thënë edhe e them prapë ka mundësi që ditët në vijim të dalim në rrugë edhe pse daljen në rrugë nuk e preferoj por nëse nau imponohet atëherë do të dalim”, deklaroi Gucati për “Zërin”.
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...
Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona
Kuvendi i LDK-së/ Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me v...
Të shtëna me armë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë