Celta Vigo është në prag të transferimit të dyfishtë, Riza Durmishit nga Lazio dhe Jairo Riedewald nga Crystal Palace.
Futbollisti shqiptar iu bashkua Biancocelestëve gjatë verës së kaluar nga Real Betisi, mirëpo ka luajtur vetëm 60 minuta në Serie A këtë sezon.
Mbrojtësi i majtë që e përfaqëson Danimarkën do të huazohet te klubi spanjoll deri në fund të sezonit për të zënë vendin e Junior Alonsos, i cili është transferuar te Boca Juniors.
Celta në kontratë do ta përfshijë edhe opsionin e blerjes, pasi të përfundojë kontrata e huazimit.
Durmishi ka thënë se viti 2018 ka qenë viti më i keq në karrierën e tij, duke qenë se është shoqëruar me probleme të shumta me lëndime.
Opsionin e blerjes, Celta do ta përfshijë edhe në marrëveshjen e Riedewald, i cili mund të luajë në mbrojtje ose në mesfushë.
Futbollisti holandez u transferua te klubin londinez në vitin 2017 nga Ajaxi, mirëpo nuk ka luajtur në Ligën Premier këtë edicion.
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje