Këngëtarja Selena Gomez kohë më parë lajmëroi fansat se do të largohej nga rrjetet sociale për pak kohë por e mbajti edhe fjalën pasi që nga shtatori nuk ka postuar asgjë në Instagram.
Madje Gomez për disa kohë ishte e shtrirë në psikiatri për shkak të problemeve me depresionin, por fatmirësisht, Selena tashmë vazhdon jetën normalisht dhe duket sikur është në rrugë të drejtë për të dalë nga ajo gjendje psikologjike e rënduar, njofton klan kosova.
Selena madje është rikthyer edhe në rrjetet sociale, ku ka publikuar foto të reja, por edhe ka shkruar disa fjalë për fansat e saj që e kanë pritur me padurim.
“U bë disa kohë që nuk keni dëgjuar për mua, por dua t’ju uroj të gjithëve gëzuar vitin e ri dhe dua t’ju falënderoj për dashurinë dhe mbështetjen. Viti i kaluar ishte pa dyshim një vit reflektimi, sfide dhe rritje. Janë gjithmonë ato sfida që të tregojnë se kush je dhe sa je në gjendje të arrish. Më besoni, nuk është e lehtë, por unë jam shumë krenare për njeriun që po bëhem dhe po shikoj përpara këtë vit”, ka shkruar Selena në postimin e saj.
https://www.instagram.com/p/BsoZalUA8HZ/?utm_source=ig_embed
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit