Kancelari austriak Sebastian Kurz këtë mëngjes në fjalimi kryesor në Parlamentit Evropian përshëndeti kthimin e Ballkanit Perëndimor në qendër të shqetësimeve evropiane dhe theksoi rëndësinë e zgjidhjes së kontestit të emrit.
Sebastian Kurz sot në mëngjes mbajti fjalim para eurodeputetëve të Strasburgut në kuadër të debatit të udhëheqjes austriake me presidencën e BE-së.
Duke folur për prioritetin e tretë të presidencës austriake me BE-në, politikat fqinjësore, Kurz tha se “si autriak jam mjaftë falënderues me kthimin e Ballkanit Perëndimor në qendër të preokupimeve të BE-së”.
“Është shumë e rëndësishme të kemi shtete të forta në Ballkanin Perëndimor, ishte shumë e rëndësishme që të zgjidhet kontesti për emrin e Maqedonisë, si dhe kontestin në mes Serbisë dhe Malit të Zi, kjo është shumë e rëndësishme për perspektivën evropiane”, tha Kurz./Telegrafi/
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...