Munir El Hadadi është lojtari i fundit që është larguar nga skuadra e Barcelonës.
Ai gjatë këtij afati kalimtar iu bashkua skuadrës së Sevillas, pasi nuk iu bë e ditur se nuk ka vend në skuadër.
Gjithçka kishte ndodhur pasi trajneri e kishte të ndaluar nga drejtuesit e klubit që ta ftonte lojtarin, sipas vet Munir.
“Kur erdha nga pushimet në fillim të janarit bëra me dije tek drejtuesit e klubit se nuk do të vazhdojë kontratën” ka thënë Munir në prezantimin e tij tek Sevilla, transmeton lajmi.net
“Trajneri më tha se e kishte të ndaluar të numëronte në mua, nga persona që janë më lartë se ai në hierarki. Unë vazhdova të punoj dhe jam i lumtur që kalova në Sevilla para qershorit” ka thënë tutje lojtari.
Munir bëri debutimin e tij me Sevillan në ndeshjen që skuadra nga Andaluzia e humbi me rezultatin 2:0 ndaj Bilbaos. Ai erdhi si zëvendësues në pjesën e dytë.
Trump pas takimit me Zelenskyn: Ka ende rrugë për të bërë dr...
Gjykata Speciale mban ligjërata me nxënës të shkollave të me...
Limi e fton Albën të ulet pranë tij, ajo e refuzon
Basha: 28 vjet nga sulmi i dytë në Prekaz, simbol i vendosmë...
Ekstradohet nga Kosova në Gjermani një i dyshuar, një i dënu...
Kosova pjesë e Bordit të Paqes, Abdixhiku: LDK i gëzohet kët...