Nëse nuk suspendohet taksa 100 për qind deri më 21 janar, administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të vendosin edhe sanksione politike ndaj Qeverisë së Kosovës, pjestarëve dhe familjeve të tyre, transmeton Gazeta Metro.
Kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat Enver Hoxhaj dhe Fatmir Limaj, ministri Endrit Shala dhe shumë të tjerë, së bashku me familjet e tyre, nuk do të mund të udhëtojnë më fare drejt SHBA’së, thonë burimet Diplomatike për Metron.
Çdo personi të përfshirë në vendosjen e taksës, siç mëson Gazeta Metro, do t’i vendoset “vijë e kuqe” për udhëtim drejt Amerikës.
Po ashtu, SHBA nuk do të lobojnë dhe nuk do ta mbështesin në asnjë proces Kosovën, ku ndihma e tyre është e nevojshme, përderisa Qeveria e Kosovës nuk e suspendon taksën 100 për qind.
Mbështetja për Ushtrinë e Kosovës, e cila u bë me përkrahjen amerikane, do të pezullohet dhe do të ngrihen tërë fondet amerikane si mbështetje për FSK-në.
Sapo të hyjnë sanksionet në fuqi, më as ambasadori amerikan në Kosovë nuk do ta takojë asnjërin prej liderëve politikë të përfshirë në vendosjen e taksës.
Gazeta Metro mëson se sanksionet janë të iniciuara drejtpërdrejtë nga Shtëpia e Bardhë dhe kanë mbështetjen e plotë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Këto sanksione do të vendosen për shkak të mosdëgjimit të amerikanëve për suspendimin e taksës, deri në përfundimin e fazës së fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...