Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, ka pritur në një takim Presidentin e Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër –Kosovë, Stefan Sarkany, bashkë me një delegacion të kësaj organizate, me të cilët kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë, përmes promovimit të produkteve bujqësore të Kosovës në tregun zviceran.
Sipas njoftimit për media zëvendësministri Krasniqi, i njoftoi ata me programet e ministrisë për zhvillimin e bujqësisë në vend, të cilat programe sipas tij kanë sjellë rezultate dhe falë investimeve në bujqësi është siguruar edhe rritje e cilësisë së produkteve bujqësore të prodhuara në vend, të cilat tashmë po depërtojnë edhe në tregun rajonal dhe evropian.
Presidenti i Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër –Kosovë, Stefan Sarkany, vlerësoi të arriturat në sektorin e bujqësisë në vend, dhe theksoi gatishmërinë e tyre për të mbështetur depërtimin e produkteve bujqësore dhe industrinë ushqimore “Made in Kosova” në tregun zviceran. Për këtë ata treguan se janë të gatshëm të fillojnë këtë bashkëpunim me prodhuesit dhe përpunuesit e industrisë ushqimore në vend./arbresh.info
Shoferi në Gjilan ndëshkohet pas tejkalimit të rrezikshëm në...
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...
Ish-gjyqtari: Real Madridi u vodh, ishte penallti e pastër
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...
Çmimet e derivateve pa ndryshime nga dita e djeshme
Sot varrosen në Pejë dy vëllezërit Bashkim e Gazmend Maloku