Kandidatja presidenciale demokrate Hillary Clinton po mbështet marrëveshjen me Iranin duke thënë se ajo do të vendoste gjoba mbi Iranin për shkelje nga më të voglat të marrëveshjes bërthamore dhe nuk do të hezitonte të ndërmerrte veprime ushtarake nëse Teherani përpiqet të prodhojë armën bërthamore.
“A është e përsosur? sigurisht që jo. Aasnjë marrëveshje e këtij lloji nuk është, por a është një marrëveshje e fuqishme? Po. Dhe ne nuk duhet ta hedhim poshtë në asnjë mënyrë”.
Mbështetja e zonjës Clinton për marrëveshjen e negociuar nga Shtetet e Bashkuara dhe pesë fuqi botërore erdhi në të njëjtën ditë kur dy kandidatë të tjerë presidencialë, përfshi republikanin Donald Trump e kritikuan marrëveshjen në një tubim para ndërtesës së kongresit.
“Asnjëherë në jetën time nuk kam parë një transaksion të negociuar kaq dobët sa marrëveshja me Iranin”, tha kandidati republikan presidencial Donald Trump, i cili kryeson në anketa.
Marrëveshja bërthamore me Iranin është katastrofike. Është kërcënimi i vetëm i sigurisë kombëtare me të cilin përballet Amerika”, tha kandidati presidencial republikan Ted Cruz.
Përfundimi i marrëveshjes me Iranin pas 18 muaj negociatash nuk pritet të jetë i lehtë për administratën Obama.
Ndërsa republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve nuk mund ta pengojnë zbatimin e marrëveshjes, mbrëmë drejtuesit e partisë u thanë gazetarëve se shpresojnë ta vonojnë procesin, duke zhvilluar tre votime të veçanta deri të premten.
Nuk është e qartë se çfarë ndikimi do të ketë kjo taktikë në rezultatin përfundimtar.
Trump thotë se SHBA-ja duhet të rishikojë pjesëmarrjen në NA...
Begaj mbledh gazetarët në iftar: Kujdes me lajmin, fjala sot...
Flick para sfidës ndaj Newcastle: Duhet ndeshje perfekte, Ya...
Abdixhiku shtron iftar për Myftiun Tërnava
Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Prish...
Guardiola hyn në ndeshje për përmbysje, Arbeloa nuk e ndrysh...