Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka pranuar se është i shqetësuar me formën e skuadrës së tij në ndeshjet si mysafirë pas disfatës 1 me 0 kundër West Hamit në kuadër të Premierë Ligës pasditen e sotme (e shtunë).
Goli nga Declan Rice në minutën e 48′ i shkaktoi disfatën e pestë sezonale “Topçinjve” në ligë, transmeton portali arbresh.info. Vizitorët dështuan për të testuar portierin Lukaz Fabianski në stadiumin në Londër dhe Emery është në dijeni që skuadra e tij duhet të përmirësohet në këtë aspekt.
“Është zhgënjyese, është një shqetësim”, ka thënë ai. “Ne duhet të jemi kompetitiv si në ndeshjet në shtëpi ashtu edhe ato si mysafirë. Si mysafirë ne nuk jemi duke marrë rezultatet që duam”
“Ne duhet të tentonim më shumë sot për t’ia imponuar vetës. Nëse ne nuk mund të jemi më të mirë në 90 minuta – më kompetitv dhe kualitativ – ne mund ta bëjmë këtë”
“Ne humbëm topin shumë në mesfushë. Ne mund të përmirësoheshim në pjesën e dytë, por goli ndryshoi ndeshjen. Ata bënë një punë të mirë në mbrojtje”./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...