Drejtor i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari në një konferencë për media ka njoftuar se nesër do të mbahet koncerti i Filharmonisë në Sallën e Kuqe në Prishtinë duke filluar nga ora 20:00, ku në këtë koncert do të ketë musafirë flautistin e njohur nga Turqia, Bulent Evcil dhe dirigjentja e njohur nga Franca, Nathalie Marin.
Jashari tha se ky koncert organizohet në bashkëpunim të ngushtë me festivalin “Tingujt e flautit” i cili ka sjellë jo vetëm flautistin Bulent Evcil por edhe dirigjenten nga Franca, Nathalie Mari.
Ai në këtë konferencë tregoi edhe për programin që do të mbahet nesër në këtë koncert.
“Është një program interesant i veçantë kryesisht i lidhur me epokën stilistike të klasicizmit. Koncerti do të përfundoje me veprën premierë të kompozitorit tonë kosovarë të gjeneratën më të re, Liburn Jupolli i cili e ka shkruar enkas për nderë të formimit të ushtrisë së Kosovës andaj e ka quajtur Marsh Orkestral që reflekton ushtrinë”, tha ai.
Solisti i njohur nga Turqia, Bulent Evcil tha se është hera dytë që ndodhet në Kosovë dhe ndihet si në shtëpinë e tij pasi që ka shumë të përbashkëta të njëjtën kulturë ushqim e të njëjtit njerëz.
“Do të jem i nderuar që do të luaj për audiencën e Kosovës dhe presim që njerëzit të vijnë”, tha Evcil.
Ndërsa dirigjentja Nathalie Marin tha se është hera e parë që ndodhet në Kosovë dhe se i pëlqen ky shtet dhe njerëzit dhe se ndihet si në shtëpinë e saj.
Kurse flautistja Ermira Çitaku tha se festivali është një fillim shumë i mirë dhe i presin në koncertet e radhës.
Ajo tha se po bëjnë të pamundur që me ato që i kanë të bëjnë një mrekulli me artistët që i sjellim dhe bashkëpunëtorët e tyre./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/782272038790614/?t=761
Trump: Lufta mund të përshkallëzohet nëse Irani nuk jep përg...
Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë takon përfaqësuesit e...
Capital T dhe Adrola Dushi pozojnë së bashku, kaq bukur po d...
Irani ekzekuton edhe dy të burgosur të tjerë
Zyrtare: Ernest Muçi është përfundimisht futbollist i Trabzp...
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votuesit...