Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti me t’u votuar ndryshimet kushtetuese në Kuvend, tha se ky është një moment historik dhe një sukses për gjithë qytetarët e Maqedonisë. Ai nuk la pa përmendur edhe guximin e deputetëve të cilët u solidarizuan me shumicën parlamentare.
”Sot është vendosur për të ardhmen e këtij vendi, është vendos për një paqe shumë më të qëndrueshme, stabilitet dhe duhet të përshëndetur gjithë ata deputetë të cilët morën guxim dhe u solidarizuan me shumicën parlamentare që kjo Marrëveshje të realizohet dhe të marrë rrugën drejt realizimit të plotë dhe anëtarësimit sa më parë të Maqedonisë në NATO dhe BE”, tha Ahmeti shkruan lajmi.net
Sipas tij, ky është një zhvillim historik, si për vendin ashtu edhe rajonin.
“Dhe ky trend do të vazhdojë edhe më tutje në vendet e Evropës Juglindore për të përmbyll gjithandej ato probleme të mbetura si pasojë e Luftës së parë botërore dhe bëhet me rastin e 100 vjetorit të konferencës së Versajës dhe tani po bëhen hapat e parë nga më serioze për përmbylljen e tërë problemeve nga të cilat ka lënguar Evropa Juglindore. Uroj që edhe vendet e tjera të gjejnë kurajën dhe të arrijnë marrëveshje sa më parë që Evropa Juglindore të jenë një rajon i paqtë dhe tërësisht i integruar në NATO dhe BE”, ka theksuar mes tjerash, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.
Barcelona rikthehet në krye të tabelës pas fitores me Levant...
Kosova publikon listën e gjerë për ndeshjen me Sllovakinë
Elijona tregon se pse nuk e puthi Klodin në dasmë
E dhimbshme: Mërgimtari humb jetën në aksident
Të rinjtë kërkojnë më shumë edukim mediatik në shkollë
Mac Allister hero, Liverpooli merr fitore në frymën e fundit...