KEDS ka njoftuar se në kuadër të punimeve në projekte investive, nesër, më 12 janar, një pjesë e lagjes “Kalabria” e Prishtinës do të përballet me ndërprerje të energjisë elektrike.
Rryma do të ndalet prej orës 09:00 deri në ora 11:00 dhe prej orës 13:00 deri në ora 16:00.
Arsyeja e ndërprerjes, sipas KEDS-it, është kyqja e konsumatorëve sipas projektit në Kalabria 1&2.
Me ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve nesër do të përballen edhe disa lokacione të Suharekës.
Rryma do të ndalet ndërmjet orës 10:00 dhe 15:00 te gurthyesi “Famisi” dhe lapidari në Samadraxhë.
Atje do të vendosen konzolla “anije” dhe izolatorë tërheqës.
Në rajonin e Ferizajt do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit.
Si rezultat i punimeve nga ora 10 :00 deri në ora 13 :00 lokacionet në Han të Elezit : Qyteza, shkolla fillore, shkolla e mesme, Hekurudha, banesa Jahush Kuka, Paldenica, pompa “Alba oil”, Axhamët, Dimca dhe Dremjaku.
Arsyeja e ndërprerjes së rrymës: Punimi i lidhëses kabllovike për kalim të furnizimit të tri trafostacioneve nga dalja e Palidencës në atë të Kolonijës.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...