Unai Emery thotë se Arsenali “nuk mund” të nënshkruajë me lojtarë në merkaton e muajit janar të transferimeve.
Arsenali është përfolur për transferimin e mesfushorit të Sevillas, Ever Banega, gjatë merkatos së transferimeve si dhe përforcimet e tjera defanzive, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Emery thotë se klubi do të nënshkruaj vetëm me lojtarë në formë huazimi dhe se marrëveshjet permanente nuk mund të bëhen.
“Ne nuk mund të bëjmë transferimeve në formë të përhershme”, shtoi Emery. “Ne vetëm mund të huazojmë lojtar. Vetëm huazim të lojtarëve”
Arsenali aktualisht është në pozitën e pestë në Premierë Ligë, tri pikë jashtë top katërshes, derisa vazhdojnë rikthimin në Ligë të Kampionëve në sezonin e parë të Emeryt në detyrë./arbresh.info/
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...