Opozita në Idlib, Halep dhe Hama, në Siri dhe grupet politike anti-regjimit kanë arritur marrëveshje për ndërprerje të përleshjeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Marrëveshja është arritur mes Frontit nacional për çlirim, që vepron pranë Ushtrisë së Lirë Siriane dhe Hay’at Tahrir al-Sham.
Me marrëveshjen do të vendoset armëpushim në mbarë Idlibin, ndërsa grupet do të heqin istikamet dhe strehimoret dhe do të organizojnë shkëmbim të burgosurish.
Lëvizja The Nour al-Din al-Zenki, që vepron pranë Frontit nacional për çlirim, dhe Hay’at Tahrir al-Sham, filluan përleshjet më 30 dhjetor, ndërsa më vonë përleshja u përhap edhe në pjesën e madhe të Idlibit dhe në periferi të Hamas.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...