Ajo u bë e njohur në saje të një roli kryesor në filmin “Wolf of the Wall Street”, ku përkrah kishte Leonardo DiCaprion.
Bëhet fjalë për Margot Robbien, të cilën do ta shohim në një rol jo të zakonshëm për aktoren australiane.
Ajo do të mishërojë Barbien, kukullën më të njohur në botë, në një film të prodhuar nga kompania “LuckyChap Entertainment”.
“Kukulla Barbie përmirëson besimin, kuriozitetin dhe komunikimin. Është një nder të mishëroj Barbien, e cila ka një ndikim shumë pozitiv në fëmijët”, tha biondina.
Ajo shtoi se as që mund të imagjinonte një partner më të mirë për punën – Warner Bros dhe Mattel që prodhuan kukullën Barbie.
“Margot Robbie është një producente dhe aktore ideale, e cila në një mënyrë krejtësisht të re, por relevante, do të ringjallë Barbien në ekranet e vogla”, tha Toby Emmerich i Warner Bros.
Emri i filmit ende nuk dihet, por xhirimi i filmit “Barbie” është dashur të fillojë në vitin 2014. Roli kryesor iu besua atëbotë Amy Schumerit, por pasi ajo hoqi dorë nga xhirimet, kjo iu dha Anne Hathawayt.
Në fund, nuk kishte asgjë rreth bashkëpunimit dhe tani marrëveshja u arrit me Margot Robbien. /Telegrafi/

Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...