Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se taksa nuk ka qenë kundër dialogut, transmeton Gazeta inFokus.
“Serbia ka bërë përpjekje dhe aksion ndaj Kosovës. Serbia ka bërë përpjekje kundër anëtarësimit të Kosovës, në INTERPOl e UNESCO. Serbia ka shantazhuar qytetarët e Kosovës, serbët e Kosovës që ishin pjesë e FSK-së. Ka bërë përpjekje të minojë shtetësinë e Kosovës. Ne kemi përdorur sovranitetin tonë të brendshëm të godasim Serbinë. Ky vendim nuk ka qenë kundër dialogut”, tha Hoxhaj sonte në RTK.
Sipas tij, Federica Mogherini u ka thënë në takim që ajo do të kërkojë nga Serbia të ndalë kampanjën ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Taksa nuk është vendosur me idenë që Serbia të njohë Kosovën. Unë jam ai që kam dhënë idenë për vënie e taksës. Ideja është përkrahur nga kryeministri Haradinaj dhe nga kryetari Veseli”, tha ai.
Sipas tij taksa do të jetë në fuqi.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...