Duhani është ndër dukuritë më negative të shoqërisë, i cili poashtujse nëtë gjitha vendet e botës është i ndaluar në vendet publike, mirëpo pavarësisht kësaj, ekzistojnë disa tradita nëpër disa vende që kanë ditë të veçanta që lejojnë edhe fëmijë e moshës 5-vjeçare të pinë atë.
Me 6 janar festohet nga të krishterët Dita e Ujit të Bekuar ose Epifanisë, dhe pikërisht në këtë ditë në Portugali, saktësisht në fshatin Vale de Salgueiro, fëmijët e moshës 5 vjeç lejohen të pinë cigare, trasnmeton gazeta metro.
Sipas banorëve të këtij fshati kjo gjë nuk paraqet rrezik të madh për fëmijët , pasiqë praktikohet vetëm njëherë në vit për t’i respektuar traditat e të parëve.
“Ne e dime që cigarja është e dëmshme, dhe e ndaluar sidomos për fëmijët, mirëpo kjo gjë ndonjë vetëm njëherë në vit, vetëm për ta vahzduar traditën e të parëve tanë”, është shprehur për mediet lokale, Carlos Medina, banor i këtij fshati.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...