Shoqata për dëmet e luftës “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese, rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së Aktvendimeve të Gjykatës Supreme.
Jahir Bejta Kryetar i kësaj shoqate ka thënë se sot kanë moton ‘Kushtetuese mbroje Kushtetutën’.
“Drejtësi, Gjyqësor të pavarur dhe Veting në drejtësi, janë kërkesat tona. Aktvendimet e Gjykatës Themelore dhe Gjykatës Supreme të Kosovës të cilat janë në kundërshtim me ligjin, me ligjin e procedurës kontestimore, në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me konventat dhe principet ndërkombëtare dhe në kundërshtim me konstatimet e Gjykatës Evropiane per të drejtat e njeriut. Andaj Gjyqësori në këtë rast ka dështuar në ofrimin e ndihmave palëve paditëse, respektivisht viktimave që gjatë luftës kanë pësuar dëm material dhe dëm në njerëz. Pra Gjykata Supreme ka dështuar në perfilljen e drejtësisë”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.

Sipas tij të gjitha aktvendimet e marra nga Gjykata Supreme janë të pabaza juridikisht.
“Është për çudi që të gjitha aktvendimet e nxjerra nga ana e Gjykatave Themelore pas ankesës, Gjykata e Apelit i konsideron si të drejta dhe Gjykata Supreme nuk e lejon zhvillimin e procedurës së revizionit, rishqyrtimit dhe konstatimit të shkeljeve të bëra. Përulem para Gjykatës Kushtetuese por jo për të kërkuar lëmoshë por për të ndarë drejtësi që ta mbrojë Kushtetutën. Presim që kësaj radhe të aprovohet kërkesa për vlersimin e ligjshmëris të aktvendimeve të Gjykatave Supreme, ta anulohen të gjitha aktvendimet e Gjykatës Themelore dhe të Gjykatës së Apelit, dhe Gjykata Kushtetuese t’ua kthej mbrapsht të gjitha dosjet e lëndeve të Gjykatave Themelore dhe Gjykatës së Apelit që t’i shqyrtojnë dhe t’i gjykojnë në bazë të ligjeve në fuqi. Në jemi këtu në formë të dhunës juridike, derisa gjykata të jetë e pavarur, derisa politika t’i largoj duart nga drejtësia dhe të parapriëj një veting në drejtësi”, ka thënë ai./arbresh.info
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...