Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci, për Gazetën inFokus, tha se ky ekip negociator që zhvilloi sot takimin e parë në Bruksel, është pa legjitimitet dhe paraqet një ekip të qeverisë së pakicës dhe PSD-së të cilët jo vetëm se nuk mund të marrin vendime të rëndësishme për vendin, por edhe janë të predispozuar për t’i sjellë dëme vendit.
Nagavci, më tej, shtoi se përfaqësuesit e ekipit nuk kanë legjitimitet dhe mandat nga qytetarët, e nga ana tjetër ata vetëm se po legjitimojnë dhe mbështesin presidentin Thaçi, ashtu si u tha dhe nga zyrtarët në Bruksel.
“Për më tepër përfaqësuesja e lartë, Mogherini ka thënë se “duhet të krijohet një klimë që i kontribuon fqinjësisë së mirë, ku marrëveshjet e arritura në të kaluarën duhet të respektohen” , ndonëse asnjëherë nuk u shqyrtua dialogu paraprak dhe nuk dihet se si dhe sa janë zbatuar 33 marrëveshjet e arritura deri më tani dhe cili është ndikim i tyre”, tha Nagavci.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...