Edhe dy stadiumet më të mëdha në vend ‘Fadil Vokrri’ dhe ‘Adem Jashari’ do të pajisen me dhomën VAR. Një gjë të tillë për ‘Sporti në KTV’ e ka konfirmuar Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.
Ai ka thënë se për këtë janë angazhuar Arianit Ahmeti dhe Genc Mustafa nga FFK-ja për t’u marrë më të gjitha çështjet në mënyrë që edhe Kosova ta aplikojë sistemin VAR për ndeshjet ndërkombëtare, si për klube ashtu edhe për ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës.
Analisiti i futbollit kosovar, Arsim Prepolli ka ironizuar me këtë çështje.
“Ne spo kemi bojlera neper zhveshtore me bo dush e flasim per VAR”, ka shkruar Prepolli, përcjell Zëri.info.

Smajl Latifi betohet për mandatin e katërt radhazi si kryeta...
Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez
Edi me kërcim sensual qysh në mëngjes
“Java kundër Korrupsionit 2025” nis me aksion si...
Nisë Java e Integritetit, jepet mesazhi për anti korrupsion
KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet miratimi i formulës së k...