Pas skandalit të madh të Cambridge Analytica kundrejt gjigantit Facebook, shumë çështje të privatësisë sonë në komunikimin virtual u vendosën në pikpytje.
Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, pothuajse të gjithë vrapuam për të fshirë historikun e telefonit apo kompjuterit. Por paskemi gëzuar më kot.
Në një artikull me titull “How Long Does Google Retain Me Web History” (Për sa kohë i ruan Google të dhënat e mia?) zbuluam disa detaje të rëndësishme.
Çdo gjë që ne kemi kërkuar regjistrohet automatikisht në Google. Kjo gjë vlen për çdo pajisje; nëse jeni të lidhur me Google-in, çdo e dhënë ruhet: faqet që shfletoni, foto apo videot që shkarkoni, këngët që dëgjoni në Youtube etj. Të gjitha të dhënat tona u jepen kompanive të ndryshme që i përdorin në interes të tyre. Jo më kot dikujt të apasionuar pas modës i dalin vetëm faqe me përmbajtje të tillë në Facebook, Instagram apo diku tjetër.
Sipas artikullit, ne mund ta fshimë historikun vetëm nga telefoni apo kompjuteri, por asnjëherë nga motori i kërkimit, pasi aty ruhet fije për pe çdo informacion, nga më i parëndësishmi tek ai që ne s’do donim të na i shihte dikush. Madje, në saj të një kërkese kundrejt Google-it, mund të jemi në gjendje të marrim një kopje të gjithë informacionit që kemi kërkuar. Mesa duket Google shkon përtej parashikimeve ton.
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...
Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të ...