Një shkrimtar francez është duke u kritikuar ashpër pasi deklaroi se një 50 vjeç e lart nuk “është denjë për të bërë dashuri”, pavarësisht se vetë është 50 vjeç.
Yann Moix i tha revistës Marie Claire se gratë e asaj moshe janë shumë “të vjetra”, transmeton portali arbresh.info
“Më pëlqejnë femrat e reja. Trupi i një 25-vjeçare është e jashtëzakonshme. Trupi i një gruaje 50 vjeçare nuk është aspak i jashtëzakonshëm”, tha ai.
Komentet kanë shkaktuar një reagim të madh në mediat sociale.
Marina Foïs, komediane franceze, 49, me humor tha se “vetëm edhe 1 vit ka gjasa që të flejë me autorin”.
Deklarata e tij ka shtyrë përdoruesit e mediave sociale që të të postojnë fotografi të grave në atë moshë dhe të dëshmojnë se ato janë të afta dhe se sa bukur duken ato.
Ai shkaktoi “tërmet” edhe me një tjetër deklaratë, në të cilën përfshiu gratë aziatike, për të cilat tha se “janë një burim i pafund i lirisë seksuale”.
Shkrimtari Yann Moix është shumë i njohur në Francë. /arbresh.info/
Tifozët e Galatasarayt i kushtojnë koreografi Osimhenit, nig...
KFOR dhe personeli mjekësor në Obiliq, me trajnim për shpëti...
Mbrojtësi i Barçës me shqetësime muskulore, në dyshim për nd...
Dogana me operacion në pesë lokacione në rajonin e Prishtinë...
Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, lëndohen dy person...
Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare