Përdoruesit e produkteve të kompanisë Apple po marrin thirrje që pretendojnë të jenë agjentë nga Apple – përveçse ata tentojnë të vjedhin para.
Si pjesë e sulmeve, përdoruesit do të marrin telefonata nga njerëz që duket se janë në shërbimin ndaj klientit, transmeton lajmi.
Kjo për shkak se sulmuesit po bëhen gjithnjë e më të sofistikuar në aftësinë e tyre për t’u futur numrat zyrtarë.
Mashtrimet po bëhen kaq të avancuara saqë ata madje shfrytëzuan epitetin e Jody Westby, shef ekzekutiv i një firme kërkimore për siguri kibernetike, për arritjen e qëllimeve të tyre, raporton eksperti Brian Krebs.
Ashtu si shumë nga kompanitë më të mëdha në botë, Apple ka qenë në shënjestër në mënyrë të vazhdueshme nga mashtrimet.
Përdoruesit shpesh marrin email, që duken krejtësisht si mesazhe zyrtare, duke u thënë atyre se kanë blerë diçka në iTunes, duke iu kërkuar të klikojnë në linkun e ofruar, përmes të cilit marrin të gjitha të dhënat
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...