Tre shqiptarë, natën në mes të 6 dhe 7 janarit në Beograd kanë shkruar UÇK në borë mbi disa vetura, dhe për këtë janë dënuar me nga 55 ditë burgim.
Tre shqiptarët janë arrestuar në mbrëmjen mes 6 e 7 janarit në Beograd pasi dyshohet se kanë shkruar “UÇK” në borë mbi vetura.
Po ashtu, “V Novosti” raporton se ata janë dënuar me 55 ditë burgim, transmeton lajmi.net. Emrat e të arrestuarve janë Iba Bajramin (20) dhe Shpreson Bajramin (22) nga Beogradi, dhe Daniel Kryeziun (25) nga Prizreni, njofton “Novosti”, transmeton lajmi.net.
Ata, atë natë, kanë shkruar “UÇK”në borën mbi dhjetëra automjete të parkuara në rrugën “Kosta Nagj” në Mirijevo, për pasojë, siç shkruan kjo gazetë, qytetarët e frikësuar menjëherë kanë njoftuar policinë. /Lajmi.net/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...