“Jam i lumtur t’ju informoj se do t’i drejtohem kombit mbi krizën humanitare dhe të sigurisë kombëtare në kufirin ton jugor. Të martën në mbrëmje në 21:00”, shkruan presidenti amerikan Trump në Twitter, transmeton ASTH.
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se do t’i drejtohet kombit nesër në mbrëmje në lidhje me situatën në kufirin me Meksikën, ndërkohë që negociatat për t’i dhënë fund bllokimit të administratës janë bllokuar mbi çështjen e projektit të murit të tij kundër emigrantëve.
“Jam i lumtur t’ju informoj se do t’i drejtohem kombit mbi krizën humanitare dhe të sigurisë kombëtare në kufirin ton jugor. Të martën në mbrëmje në 21:00”, shkruan presidenti amerikan Trump në Twitter, transmeton ASTH.
I angazhuar në një përplasje me demokratët që ka shkaktuar mbylljen e pjesshme të administratës federale që prej dy javësh, Trump theksoi se nuk do të tërhiqet aspak për këtë çështje, që është bllokimi i më shumë se pesë miliardë dollarëve për të ngritur murin e premtuar në fushatë në mënyrë që të luftohet emigracioni klandestin
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik
Maqedonci: Nata e Zjarreve mban gjallë amanetin e të rënëve ...
Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës