Po vazhdojnë kolonat e gjata nëpër pikat kufitare të Kosovës.
Gjendje më e rënduar sipas Qendrës për Menaxhimin e Kufijve është në Merdare, shkruan lajmi.net.
Aty qytetarëve të Kosovës për të dalë nga territor i vendit po u duhet të presin më shumë se katër orë.
Pritje një orëshe ka edhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.
Ndërkohë, në pikat tjera kufitare gjendja është më stabile.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj për lajmi.net dha tri arsyet se pse po shkaktohen këto pritje.
Ai tha se ka fluks të shtuar të mërgimtarëve që po lënë Kosovën, për arsyen se të njëjtit gjatë të hënës kthehen në vendet e punës.
Po ashtu, fajtor për këto pritje ai tha se është edhe pala serbe për shkak të kontrolleve të gjata të tyre.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...