Një javë nga masakra e trefishtë në Elbasan, oficerë të krimeve të rënda në policinë e shtetit janë rikthyer sërish në vendngjarje ne kërkim te provave të reja që mund të çojnë në identifikimin e atentatorëve apo porositësve te atentatit mafioz.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 Dhjetor, në Bradashesh, ku viktimë mbetën Endrit Alibej, xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri, si dhe shtetasi turk, Erdal Duranay.
Burime pranë policisë bënë me dije se deri në këtë fazë hetimesh, nuk është mundur të sigurohet asnjë provë që mund të çojë në zbardhjen e vrasjes.
Dyshimet janë se objektiv ka qenë 34-vjeçari Endrit Alibej, për shkak të të kaluarës së tij, i cilësuar si një nga kokat e trafikut të kokainës nga Holanda.
Pesë vite më parë, së bashku me të vëllain dhe me mbi 20 persona të tjerë shqiptarë, ai u kap nga karabinierët italianë me një sasi të konsiderueshme kokaine, e trafikuar nga Holanda.
Nga ana tjetër, autoritetet shqiptare u kanë kërkuar informacion homologëve për aktivitetet që tre viktimat kryenin jashtë territorit shqiptar. Pas verifikimeve, rezulton se Endrit Alibej ishte administrator i një kompanie private në Rumani./vizionplus/
Vuçiq del garant: Dhjetëra mijëra ton naftë do të nxirren ng...
Shkelja e të drejtave të çlirimtarëve, Haradinaj: Me arresti...
‘‘Sikur në janar’’, të reshura të borës në Jezerc, pamje
Merz thirrje Iranit: Ndaloni së mbajturi peng botën, kthehun...
Ish i dashuri i Kim Kardashian thotë se ka fjetur me mbi 12,...
Në emër të komunës premtonte banesa sociale, policia në Pejë...