Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije së në shumë akse të vendit do të bllokohet qarkullimi pa zinxhirë për shkak të reshjeve të dendura të borës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile njoftojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve se në rrugët Qafë Thanë-Kapshticë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Qafë Qarri-Ersekë dhe Fushë Dukat-Llogara-Himarë, si pasojë e temperaturave shumë të ulëta dhe reshjeve të borës që priten sipas parashikimit të motit nuk do të lejohet asnjë mjet të qarkullojë pa zinxhirë nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme deri në orën 06:00 të mëngjesit.
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...