Ndonëse greva e profesionistëve shëndetësorë e cila ishte organizuar nga Federata Sindikale e Shëndetësisë, është ndërprerë ditën e enjte, kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po vazhdojnë me grevë.
Nga zyra për informim e Qendrës Klinike Universitare , përmes postës elektronike, kanë thënë se disa kirurgë po vazhdojnë të mos ofrojnë shërbime shëndetësore për pacientët.‘’Janë disa kirurgë të profileve të ndryshme që jashtë organizimit sindikal thirren në organizim të grevës.Rastet emergjente janë trajtuar dhe po vazhdojnë të trajtohen’’ thuhet në njoftim.
Ndërkaq Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë ka thënë se nuk mbajnë përgjegjësi ‘’për çdo manifestim (grevë, protestë) e organizuar jashtë vendimeve të Këshillit Drejtues të FSSHK-së”.
“Federata distancohet përfundimisht nga grupet që organizojnë greva apo bojkote të punës sepse jemi te vetëdijshëm që popullata ka nevojë për shërbime, ndërsa për realizimin e qëllimeve tona ne do të ndjekim rrugën e dialogut social deri kur strukturat relevante vendimmarrëse nuk e cenojnë interesin e mantel-bardhëve’’ ka thënë Syla.
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...