Në Gjykatën Themelore të Gjakovës, po mbahet seanca e shqyrtimit të dytë kundër Pal Lekajt dhe të tjerëve, pas aktvendimit të Gjykatës së Apelit lidhur me këtë rast, raporton KTV.
Avokati i Lekajt, Arianit Koci, i ka kërkuar gjykatës të hedhë poshtë edhe akuzën e mbetur, atë për keqpërdorim të detyrës. Një kërkesë të tillë, Koci e ka arsyetuar me përmbajtjen e ekspertizës financiare, e cila sipas tij ka konstatuar se nuk ka prova që Lekaj ka urdhëruar ndonjë person për të vepruar në kundërshtim me ligjin, në dobi të vetes apo një personi tjetër.
Seanca është duke vazhduar me fjalën e mbrojtësve të të akuzuarve të tjerë, Ismet Isufi, Pashk Syla, Bekim Sylaj, Teuta Mejzini, Dafina Thaçi dhe Veli Hajdaraga.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale, lidhet me periudhën sa Lekaj qenë kryetar i Komunës së Gjakovës, gjatë së cilës kohë pretendohet se janë shpërndarë subvencione jashtëligjshëm.
Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit
Spiropali uron Kosovën: Shqipëria krah jush si motër e aleat...