Në orët e para të mëngjesit të 1 janarit të Vitit të Ri, fëmija i parë ka lindur shqiptar në “Juzna Serbi” (Luginën e Preshevës). Ajo është një vajzë me peshë 4 kilogram. Nëna e lumtur është Ramize Elezi nga Bilaci, fshat ky në mes Bujanocit dhe Preshevës, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
Përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale, ndihmës kryetari Aleksandar Stajiç dhe anëtar i këshillit të qytetit Miroljub Stankoviç i dhanë foshnjës së parëlindur, një kupon me vlerë prej 50,000 dinarësh.
Sipas të dhënave zyrtare në Serbi, në vitin 2018 lindën 1487 foshnje, 19 më pak se një vit më parë. Kur është fjala për natalitetin, shpesh mediat serbe kanë raportuar se shqiptarët në këtë drejtim, sidomos ata në Luginën e Preshevës, janë të avancuar, kurse serbët më mbrapa.
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?